Kjo është gota më e madhe e çajit në botë. Është ngritur në qytetin Rize në Turqi. Objekti është 30 m i lartë ose thënë ndryshe sa një ndërtesë 7 katërshe.
Vendasit e krahasojnë me Kullën Eifel të Parisit ndërsa objekti është në listë për të hyrë në librin e rekordeve Guiness.
“Ne mburremi me çajin dhe ky objekt është një simbol për ne. Na vjen mirë ndërtesa është kandidate për të hyrë në librin Guiness. Jemi krenarë.
-Është një ndërtesë e bukur. Ashtu siç ka Parisi Kullën Eifel, ne kemi Gotën e Rizesë.
-Është një projekt i bukur. Na pëlqen shumë. Ka interes edhe nga njerëzit. Pamja Grua: është e këndshme.
– Besoj se do të jetë kënaqësi që të pimë çaj brenda. Mezi pres që të hapet.
Çaji është pija që konsumohet më shumë në Turqi ndërsa sasia më e madhe e bimës prodhohet në qytetin Rize”, shprehen vendasit.