Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë ceremoni, Görmez, ka thënë se uron që mirësia të triumfojë ndaj të keqes e cila është bërë produkt i islamofobisë në botën perëndimore me në krye Holandën
STAMBOLL (AA) – Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez ka marrë sot pjesë në ceremoninë ndërkombëtare të ndarjes së çmimeve të mirësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë ceremoni, Görmez, ka thënë se uron që mirësia të triumfojë ndaj të keqes e cila është bërë produkt i islamofobisë në botën perëndimore me në krye Holandën.
Ndërsa duke komentuar zhvillimet e fundit në Holandë, Görmez tha: “Unë si një vullnetar fetar kundërshtoj këtë veprim. E njëjta gjë u bë edhe dje ndaj disa vullnetarëve të fesë të cilët janë të dërguar të paqes dhe asnjëherë nuk dalin nga vijat e drejtësisë dhe moralit. Duke adresuar shpifje ndaj tyre dhe duke i quajtur spiunë mësynë në shtëpitë e tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe një politikan holandez para disa vitesh ku tha se ‘edhe nëse do të ishte gjallë Pejgamberi dhe do të kërkonte vizë, nuk do ti jepja’. Uroj dhe lus Allahun që këta njerëz të marrin sadopak nga recetat e farmacisë së mëshirës që Pejgamberi i ka dhuruar gjithë njerëzimit. Unë i bëj thirrje nga kjo sallë e mirësisë duke filluar nga Papa Françesku, të gjithë vullnetarëve të fesë në botën perëndimore dhe pjesëtarëve të kishës në perëndim. Ju bëj thirrje të ngreni zërin kundër islamofobisë, zemërimit dhe urrejtjes.”
Çmimet ndërkombëtare të mirësisë
Ceremonia e dhënies së çmimeve ndërkombëtare të mirësisë është zhvilluar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, ku 4 çmime janë dhënë për Turqinë dhe 3 të tjera ndërkombëtare.
Në këtë kuadër afrikania Suzanne Berakat, pakistanezi Muhammed Ejyp, palestinezja Janna Jihad, dhe qytetarët nga Turqia si, çifti Cavit dhe Hafize Etleç, Merve Çirişoğlu, Yahya Kamçı, Mustafa Göçer, ishin 7 personat që morën çmimet e mirësisë për këtë vit.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, i cili i ka akorduar çmimin e mirësisë palestinezes e cila njihet si gazetarja e vogël, Janna Jihad./AA/