Fatou, gorilla më e vjetër në botë që jeton në një kopsht zoologjik po përgatitet për ditëlindjen e saj të 68-të.
Kopshti zoologjik në Berlin i dhuroi gorillës një shportë me fruta e perime për ditëlindjen e saj që do të jetë të dielën.

Fatoulindi në vitin 1957 dhe shkoi në kopshtin zoologjik në vitin 1959. Duke qenë se nuk ka më dhëmbë, kujdestarët sigurohen që ushqimi i saj është i butë dhe i lehtë për t’u ngrënë.
Ajo ka kafazin e saj, veçmas pesë gorillave të tjera që i përkasin moshave 4-39 vjeç. Sipas veterinerit André Schüle, ajo “ka qetësinë që meriton në moshën e saj të thyer”.

Në habitatin e egër, gorillat mund të jetojnë 35-40 vjet dhe më gjatë në ambiente të mbyllura.
Vitin e shkuar, Fatou u kthye në banoren më të vjetër të kopshtit pas ngordhjes së flamingos Ingo. Shpeedi besohej se ishte të paktën 75 vjeç dhe jetonte në kopsht prej vitit 1955.