Gorbachev: Duket sikur bota po përgatitet për luftë

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka ngritur një shqetësim të tij, duke thënë se “bota po përgatitet për luftë”, njofton Klan Kosova.

Prandaj, para telefonatës që pritet të bëhet të shtunën në mes të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, Gorbachev po i lutë liderët e të dyja vendeve që të vënë një ndalesë për një rrugë të tillë vdekjeprurëse duke krijuar një rezolutë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që në thelb ndalon luftë bërthamore.

“I lus anëtarët e Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit që të marrin hapat e parë”, ka thënë ish-fituesi i çmimit Nobel në një kolumen të tij në revistën Time këtë javë.

“Veçanërisht, propozoi që Këshilli i Sigurimit të adoptojë një rezolutë që thotë se lufta bërthamore është e papranueshme dhe se nuk guxon të ndodhë kurrë”.

“Mendoj se një iniciativë e tillë duhet të vije nga Donald Trump dhe Vladimir Putin”.

“Presidentët e dy vendeve që kanë gati 90 për qind të të gjithë arsenalit nuklear”, pohoi ish-lideri rus.