Google ua lehtëson përdoruesve planifikimin e udhëtimeve

Google e di që njerëzit kërkojnë shpesh në platformën e saj në lidhje me udhëtimet dhe pushimet, andaj ka krijuar disa shërbime që t’u ndihmojë atyre që t’i organizojnë më lehtë planet për udhëtime.

Tashmë përdoruesit, posa ta hapin Google, do t’i shohin drejtpërdrejtë ofertat për udhëtime, njofton The Verge, përcjell Klan Kosova.

Pra, nëse keni rezervuar një pushim në një qytet dhe kërkoni në Google për të, aty do t’iu shfaqen gjëra shtesë që kanë të bëjnë me atë vend si fluturimet, vendet më interesante, restaurantet etj.

Muajin e ardhshëm Google do ta krijojë platformën “Your Trips” me anë të së cilës ju mund të informoheni lidhur me fluturimet apo hotelet që I keni rezervuar.

Poashtu do të ketë përmirësime në të dhënat për vendndodhjen e hoteleve, duke ua shtuar informacionet për aeroportin më të afërt, restaurantet dhe kafiteritë afër tyre, transportin publik etj.