Google thotë se kjo ju jep përdoruesve një eksperiencë më të ëmbël shfletimi me tabet aktive. Chrome do të ringarkojë tabet joaktive në momentin që përdorues i hap ato përsëri.
Google lançoi ditën e sotme dy modalitete të reja për Chrome të cilët synojnë të ulin konsumin e baterisë dhe memories RAM nga shfletuesi.
Me modalitetin Memory Saver, kompania tha se Chrome do të reduktojë konsumin e memories me 30 përqind në desktop. Modaliteti liron memorien nga tabet e hapura të cilat nuk janë në përdorim për momentin.
Google thotë se kjo ju jep përdoruesve një eksperiencë më të ëmbël shfletimi me tabet aktive. Chrome do të ringarkojë tabet joaktive në momentin që përdorues i hap ato përsëri.
Sa i përket modalitetit Batter Saver, Google thotë se aktivizohet në momentin që niveli i baterisë së pajisjes bie nën 20 përqind. Chrome më pas do të kufizojë aktivitetin në sfond dhe efektet vizuale të tabeve me video dhe animacione në mënyrë që pajisja të jetojë më gjatë me kapacitetin e ngelur të baterisë.
Këto funksionalitete janë pjesë e versionit 108 të Chrome për desktop. Google thotë se të gjithë përdoruesit do të kenë akses në to në javët e ardhshme ndërsa versioni do të bëhet i disponueshëm nga dita e sotme.
Përdoruesi mund të çaktivizojnë secilin prej këtyre modaliteteve manualisht apo të përjashtojnë disa uebsajte nga kufizimet e modalitetit Memory Saver. /PCWorld Albanian