Ballina Arritje Teknologji Google teston eksperiencën e dritareve të kompjuterëve për aplikacionet në tabletët Android

Google teston eksperiencën e dritareve të kompjuterëve për aplikacionet në tabletët Android

Aktualisht aplikacionet Android në tabletë hapet në ekran të plotë. Kur modaliteti i ri aktivizohet, aplikacioni shfaqet në një dritare me kontrolle për ripozicionim, zmadhim apo mbyllje.

Google është duke testuar një veçori të re për tabletët Android ku mund të ndryshojnë madhësinë e dritareve të aplikacioneve lirisht e madje edhe tu ndryshojnë vendin në ekran.

Funksionaliteti sjell një eksperiencë të ngjashme me atë të dritareve në një kompjuterik desktop dhe tani po bëhet i disponueshëm në versionet eksperimentale të Android për aplikacionet që e mbështetin.

Aktualisht aplikacionet Android në tabletë hapen në ekran të plotë. Kur modaliteti i ri aktivizohet, aplikacioni shfaqet në një dritare me kontrolle për ripozicionim, zmadhim apo mbyllje.

Gjithashtu në fund të ekranit shfaqet një taskbar që tregon aplikacionet në përdorim. Është shumë i ngjashëm me Stage Manager që Apple solli në iPad vitin e kaluar.

Samsung gjithashtu ka ofruar eksperiencën e saj DeX prej vitesh për menaxhimin e dritareve për aplikacionet Android në telefonët dhe tabletët Galaxy.

Për momentin, përdoruesit mund të kenë akses në pamjen paraprake të zhvilluesit në versionin më të fundit Android 15 QPR1 Beta 2 për tabletët Pixel. Ne ende nuk e dimë se kur funksioni po shpërndahet për të gjithë – ose nëse do të vijë në Google Pixel 9 Pro Fold.

Exit mobile version