Shumë prej nesh kanë menduar së paku një herë se sa tërheqëse do të ishte puna në selinë e Google në Kaliforni. Kompania miliardë dollarësh ka ndërtuar në vite reputacionin e saj për një trajtim të drejtë të punonjësve ku me ç’rast ka ndikuar në suksesin e saj në 20 vitet e fundit duke qenë kompania e dytë më e vlefshme në botë, sipas Forbes.
Strategjia e të pasurit një ekip të lumtur është e strukturuar mbi konceptin “trajto punonjësit tuaj ashtu siç dëshiron të të trajtohesh”. Një koncept i tillë i kompanisë është shëndrruar në një kulturë korporative e cila bazohet në disa shtylla të rëndësishme si transparenca, bashkëpunimi ndërveprues punëdhënës-punëtor dhe misioni i kompanisë për t’a bërë informacionin më të qasshëm dhe të dobishëm për njerëzit.
Sipas ‘Fortune’, Google është emëruar 8 herë punëdhënësi më i mirë në 11 vitet e fundit ku si tregues kryesor është kohëzgjatja e madhe e punës të punonjësve brenda kompanisë. Në mesin e shumë arsyeve për të ndërtuar një ambient të tillë pune, ne kemi zgjedhur 4 veti si kryesore që duhen ndjekur nga kompanitë e tjera:
- Transparenca
Një gurthemel i rëndësishëm i kulturës së Google është se nuk ka sekrete brenda një ekipi të punonjësve. Një transparencë e tillë është e garantuar duke qenë se Google ka krijuar një sistem konfidencialiteti në mes punonjësve të saj ku qasja në dokumentacion është gjithmonë e gatshme dhe që shëmbimi i informacionit nuk duhet të jetë selektiv përbrenda ekipit. Një dokumentacion i tillë mund të përfshijë raporte javore, objektiva të tre mujorëve apo edhe sesione të “brainstorming” për produkte të reja.
- Nota mesatare nuk tregon shumë
Gjatë procesit të rekrutimit, Google i kushton pak vëmendje notës mesatare të një aplikakanti pasi qe sipas tyre një rekrutim i tillë nuk parasheh që njohuritë e përfituara përgjatë procesit të edukimit të një individi të vlerësohen si të vetme në proces pune. Sipas Inc, rreth 14% e punonjësve të Google janë rekrutuar pa pasur ndonjë edukim të nivelit bachelor. Ju mësoni dhe rriteni brenda Google; Është pikërisht llojllojshmëria e mendimeve e cila bën diferencën.
- Zëri i punonjësve
Është një fakt interesant se sa shumë besim u tregon Google punonjësve të rinj. Google u lejon atyre të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Duke pasur parasysh këtë, shumë produkte që njihen sot si gmail dhe adsense kanë origjinën nga ideja e një punonjësi të zakonshëm, gjë që i bën ata të ndihen të rëndësishëm ku idetë vlerësohen pa marrë parasysh pozitën e punës apo edhe nivelin e edukimit.
- Vlersimi i ‘’shefave’’
Dy herë në vit Google bënë sondazhet e ankesave me rreth 10-15 pyetje në lidhje me shefin e departamentit apo menaxherin e projektit përkatës. Menaxherët marrin vlerësimin e e punonjësve që mund të jetë e favorshme, neutrale ose e pafavorshme [për aftësitë specifike]. Pyetësori ka po ashtu hapësirë për komente që mund t’i drejtohen menaxhuesve ose shefit të departamentit ku punonjësit si të anketuarit janë anonim, gjë që u lejon atyre të jenë të drejtpërdrejtë në kritika apo sugjerime. /rrotull/