Google rrit çmimet e planeve Workspace të cilat tashmë përfshijnë të gjitha veçoritë AI të Gemini

Ky ndryshim thjeshton qasjen në mjetet AI të Workspace, përfshirë përmbledhjet e përmbajtjeve të e-mail, ruajtjen automatike të shënimeve, biseda me chatbotin Gemini etj.

Google njoftoi ditën e Mërkure se të gjitha veçoritë AI të kompanisë do të jenë të disponueshme në Gmail, Docs, Sheets dhe Meet për konsumatorët Workspace pa asnjë pagesë ekstra, edhe pse çmimet e planeve do të rriten me 2 dollarë në muaj për përdorues.

Ky ndryshim thjeshton qasjen në mjetet AI të Workspace, përfshirë përmbledhjet e përmbajtjeve të e-mail, ruajtjen automatike të shënimeve, biseda me chatbotin Gemini etj.

Më përpara konsumatorët që dëshironin të përdornin të gjitha veçoritë AI duhej të paguanin 20 dollarë shtesë për përdorues për planin Gemini for Workspace krahas çmimit 12 dollarë në muaj për planin Workspace Business Standard.

Tani plani kushton 14 dollarë dhe përfshin veçoritë AI. Skema e re e çmimeve hyn në fuqi për konsumatorët ekzistues nga data 17 Mars 2025 kurse për përdoruesit e rinj, menjëherë.

Klientët që kanë blerë më parë shtesën Gemini for Workspace do të vazhdojnë të kenë akses te veçoritë, por nuk do të tarifohen më për abonimin pas datës 31 janar.