ANKARA (AA) – Ekspertët e inteligjecës artificiale të gjigantit teknlogjik Google kanë zhvilluar një program i cili parashikon rrezikun e sulmit në zemër duke skanuar retinën e syrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të Business Insider, algoritmi i inteligjecës artificiale, e zhvilluar nga Verily Life Sciences që kryen kërkime shkencore dhe Google, nëpërmjet fotografisë së retinës ka parashikuar drejtë mundësinë e një çrregullimi të madh kardiovaskular, siç është sulmi në zemër dhe sulmi në tru brenda pesë viteve tek individët.
Kërkimet, rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën “Nature Biomedical Engineering”, tregojnë se algoritmi me skanimin e syrit fillimisht parashikon moshën e personit, nëse është apo jo i varur nga duhani dhe jep vlerësime në lidhje me presionin e gjakut.
Algoritmi, i cili është treguar i sukseshshëm në vlerësimin e këtyre faktorëve, pasi ka shqyrtuar fotografinë e retinës dhe të dhënat shëndetësore të 284.335 pacientëve, duke bërë përcaktimin e rreziqeve kardiovaskulare.
Ekspertët kanë vërejtur se algoritmi nëpërmjet pamjeve të retinës ka parashikuar në 70 për qind të rasteve se cilët individë mund të përjetojnë një çrregullim të madh kardiovaskular.