Smartfonët e kaluar Pixel kanë pasur procesorin Snapdragon ndërsa CEO i Google Sundar Pichai thotë se kanë 4 vite që kanë punuar me këtë çip.
Ndërsa ka zgjedhur të mbajë ende shumë sekrete, ditën e sotme Google i dha botës pamjen e parë të smartfonit të ardhshëm flagship, Pixel 6.
Smartfoni vjen në dy forma, Pixel 6 dhe Piel 6 Pro. Modeli bazë do të ketë ekran 6.4-inç ndërsa ai Pro 6.7-inç.
Pixel 6 ka dy kamera të pasme, me kënd të gjerë dhe super të gjerë, ndërsa 6 Pro shton një lente telefoto. Dizajni i hapësirës ku fshihen kamerat është ndryshe këtë vit dhe ngjan më tepër me një shirit që shtrihet nga një skaj i telefonit tek tjetri.
ompania thotë se kjo hapësirë është e nevojshme për vendosjen e lenteve dhe sensorëve të saj. Më intrigues është një tjetër detaj, çipi i parë ndërtuar nga kompania quajtur Tensor.
Smartfonët e kaluar Pixel kanë pasur procesorin Snapdragon ndërsa CEO i Google Sundar Pichai thotë se kanë 4 vite që kanë punuar me këtë çip.
Shumë detaje të tjera mungojnë si çmimi, detaje rreth procesorit, RAM ndërsa kompania thotë se telefonët dalin në shitje këtë Vjeshtë. /PCWorld Albanian