Përditësimi është aplikuar ndaj kontrollorëve si butonët, kutitë dialoguese dhe panelet anësore të cilët tani janë më modern dhe më të qasshëm sipas kompanisë.
Google rimodeloi aplikacionin ueb të Google Calendar duke implementuar gjuhën e dizanit Material 3 dhe shtuar mbështetjen për “Dark Mode.”
Përditësimi është aplikuar ndaj kontrollorëve si butonët, kutitë dialoguese dhe panelet anësore të cilët tani janë më modern dhe më të qasshëm sipas kompanisë.
Konkretisht këto elementë dizajni tashmë kanë skaje të rrumbullakosura dhe skema të reja ngjyrash.
Google ka përditësuar edhe ikonat dhe tekstin në mbarë ndërfaqen e Google Calendar duke përmirësuar leximin dhe qartësinë.
Gjëja më pozitive e këtij përditësimi është padyshim mbështetja për “Dark Mode.” Ju mund të zgjidhni mes tre opsioneve: Light mode, Dark Mode dhe Device Default.
Google shtoi se këtij përditësime të dizajnit do të aplikohen edhe në listën e detyrave. Përditësimi do të bëhet gradualisht i disponueshëm në javët në vijim.