Google në bisedime për të blerë startupin e sigurisë kibernetike

Është thuajse dyfishi i asaj që Google shpenzoi për blerjen e Motorola dhe që konsiderohet si blerja më e madhe e gjigantit të kërkimit.

Google është duke konsideruar blerjen e Wiz, një startup i sigurisë kibernetike me partnerë si Amazon dhe Oracle për 23 miliardë dollarë raportoi Wall Street Journal.

Është thuajse dyfishi i asaj që Google shpenzoi për blerjen e Motorola dhe që konsiderohet si blerja më e madhe e gjigantit të kërkimit.

Wiz ofron mjete dhe skanerë të sigurisë për sipërmarrjet. Në 2023 gjeneroi 350 milionë dollarë të ardhurat dhe punon me 40 përqind të kompanive Fortune 100 sipas uebsajtit të saj.

Së fundi ngriti një raund investimi privat prej 1 miliardë dollarë duke e vlerësuar kompaninë në 12 miliardë dollarë. Numëron mbi 900 punonjës në SHBA, Europë, Azi dhe Izrael ndërsa më herët kishte thënë se planifikon edhe 400 të tjerë në mbarë botën.