Është një lajm i mirë sidomos për prodhuesit e smartfonëve Android të cilët historikisht kanë qenë të detyruar të presin muaj përpara se të merrnin përditësimet e fundit.
Përdoruesit e Android duhej të prisnin gjatë për debutimin e Android 15 këtë Vjeshtë, por Google ka përcaktuar tashmë lançimin e dy versioneve të ardhshme të sistemit operativ.
Debutimi i radhës, Android 16, do të mbërrijë në tre mujorin e dytë të 2025. “Kemi planifikuar lançimin e versionit madhor në tre mujorin e dytë dhe jo të tretë në mënyrë që të përkojë me lançimet e pajisjeve të reja në ekosistemin tonë,” tha kompania.
Është një lajm i mirë sidomos për prodhuesit e smartfonëve Android të cilët historikisht kanë qenë të detyruar të presin muaj përpara se të merrnin përditësimet e fundit.
Përveç debutimit të madh në gjysmën e parë të vitit, gjithashtu do të aplikohet një përditësim i vogël për tre mujorin e katërt të 2025. Android 16 pritet të ketë impakt në mënyrën e ndërveprimit me aplikacionet.
Ndërkaq përditësimi drejt fundit të vitit do të jetë i dedikuar optimizimeve dhe rregullimeve të problemeve.