Google do të ndryshojë mënyrën sesi tregon vlerësimet dhe komentet e përdoruesve në aplikacionet e Play Store.
Kompania dëshiron t’i bëjë ato më personale dhe informuese për përdoruesit e interesuar.
Në vend që të tregojë vlerësimin e një aplikacioni në Play Store bazuar në të gjitha vlerësimet në tërësi, Google do të tregojë vlerësimet sipas vendndodhjes dhe pajisjes së përdoruesit.
Kompania e dha lajmin në blogun e Android Developers dhe ndryshimi i ri do të fillojë të hyjë në fuqi në nëntor të vitit 2021. Përdoruesit do të shohin vlerësimin bazuar në vlerësimet e lëna nga përdoruesit e tjerë që gjenden në të njëjtin vend.
Kështu një aplikacion mund të jetë më i dobishëm në perëndim sesa në vende të tjera. Vlerësimet e aplikacioneve të Play Store do të ndryshojnë nga një vend tek tjetri.
Në fillim të 2022, Google do të tregojë vlerësimet bazuar në modelin e pajisjes. Konkretisht nëse keni një tablet, do të shikoni vetëm vlerësimet e lëna nga përdoruesit e tabletëve.
Google ka thënë se do të informojë zhvilluesit për ndryshimet 10 javë përpara se të jenë direkt.