Procesorët ARM konsumojnë më pak energji dhe përdoren në shumë pajisje mobile nga telefonët, tek tabletët dhe laptopët.
Ditën e Hënë Google tha se do të ndërtojë vetë procesorin për smartfonët quajtur Google Tensor, dhe do të fuqizojë Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro që debutojnë këtë Vjeshtë.
Është një tjetër shembull i një kompanie që zgjedh të ndërtojë vetë çipet e saj në mënyrë që të shfrytëzojë potencialin e tyre maksimal. Në këtë rast Google ka vendosur të braktisë Qualcomm.
Lëvizja vjen pas asaj të Apple që vendosi të prodhojë çipet e veta në vend të atyre të Intel. Dhe njëlloj si Apple, Google do të përdorë arkitekturën ARM.
Procesorët ARM konsumojnë më pak energji dhe përdoren në shumë pajisje mobile nga telefonët, tek tabletët dhe laptopët.
Qualcomm nga ana tjetër tha se do të vijojë punën me Google në produktet aktuale dhe të ardhshme që do të bazohen në platformën Snapdragon.
Google Tensor do të fuqizojë smartfonët e rinj flagshipë të cilët pritet të debutojnë në Tetor. Është një “system-on-chip” ose SoC, dhe pritet të sjellë përmirësime të mëdha në përpunimin e videove dhe fotove.
Si dhe përfshin një procesor të dedikuar për aplikacionet e inteligjencës artificiale krahas procesorit, grafikës dhe procesorit të sinjalit të imazhit. /PCWorld Albanian