Google ndalon monetizimin e përmbajtjeve dhe videove që mohojnë ndryshimet klimatike
Google tha se nuk do të lejojë monetizimin e përmbajtjeve të cilat mohojnë ndryshimet klimatike përfshirë videot YouTube.
Ndalimi i shfaqjes së reklamave do të aplikohet për përmbajtje që bien në kundërshti me konsensusin e përbashkët shkencor në lidhje me ekzistencën dhe shkaqet e ndryshimit të klimës.
Krijuesit e YouTube të cilët bëjnë para duke monetizuar përmbajtjet e tyre të mohojnë ndryshimet klimatike do të bllokohen nga programi i partneritetit.
Kritikët thoshin se YouTube duke lejuar monetizimin e këtyre përmbajtjeve ka incentivizuar dezinformimin në lidhje me ndryshimet klimatike.
Përmbajtjet të tilla emotive në lidhje me çështje ka delikate sa ndryshimet klimatike tërheqin vëmendje dhe audienca të mëdha në platformë.
Mos lejimi monetizimit të përmbajtjes nuk i bllokon ato krijues që përhapin dezinformim e as reduktojnë shtrirjen e tyre. /PCWorld Albanian