Google mbush 20 vjeç, dy dekada rritjeje të suksesshme

Google feston ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç. Në këto dy dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, është bërë motori më popullor i kërkimit, ka lançuar sistemin operativ “Android”, më i përhapuri në botë, e tani po këmbëngul tek inteligjenca artificiale.

Ishte viti 1995, kur Larry Page dhe Sergey Brin, të dy të sapodalë nga doktoratura në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, nisën një projekt kërkimi të orientuar te kompresimi i modeleve matematike dhe strukturës së linkut në rrjet.

“Domain”-i “google.com” u regjistrua më 15 shtator 1997 dhe shoqëria “Google Inc.” u lind më 4 shtator 1998. Por, për llogaritë e veta, Google feston përvjetorin e saj më 27 shtator.

Por, si ka ndryshuar Google në 20 vite?

Sot ai është motori i kërkimit më popullor në botë, aq sa i ka dhënë jetë edhe një fjale të re “To Google” ose në shqip “gugëlloj”, ndryshe kërkoj në rrjet.

Por, fusha e veprimit të saj është zgjeruar në shumë sektorë, që nga menaxhimi i njoftimeve publicitare te botimi; nga hartat te videot me Youtube; nga programet për të naviguar “online” me “Chrome”, te sistemi operativ “Android”, që ka kapërcyer shifrën e 2 milionë dispozitivëve të ativizuar në botë./tch