Sigurisht se ju ka ndodhur të keni problem me gjetjen e një vendi dhe asgjë nuk mund t’u zgjidhte problemin tuaj. Atëherë përditësimi më i fundit i Google Maps ju ndihmon tej mase.
Së fundmi Google ka nxjerrë përditësimin më të ri në të cilin dallohet vendosja e ngjyrave të reja në hartë, dhe janë shtuar ikona të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të identifikojnë më shpejt lokacionet e dëshiruara.
Vendet e tilla si shkolla, aeroporte, muze, kopsht zoologjik ose spital do të kenë një ngjyrë dhe ikonë të caktuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë atë që po kërkojnë.
Për shembull, nëse po kërkoni një restorant, mund të hapni Google Maps dhe të kërkoni ikonën më të afërt portokalli, që është ngjyra për vendet e ushqimit dhe pijeve.
Përditësimet e reja do të vendosen për disa javë në të gjitha produktet e Google që përfshijnë Google Maps. /MESAZHI/