Google Maps do ta riemërojë Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës

Google ka konfirmuar se do ta riemërojë Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës në Google Maps në SHBA, pas një urdhri ekzekutiv nga Donald Trump.

Bëhet e ditur se ai do të mbetet Gjiri i Meksikës në Meksikë, ndërsa përdoruesit jashtë SHBA-së dhe Meksikës do t’i shohin të dy emrat në Google Maps.

Maja e Alaskës, Denali, mali më i lartë në Amerikën e Veriut, do të ndryshohet gjithashtu në malin McKinley në SHBA në përputhje me urdhrin ekzekutiv të Trumpit, shkruan the Guardian.

“Ne kemi një praktikë të gjatë të aplikimit të ndryshimeve të emrave kur ato janë përditësuar në qeverinë zyrtare”, tha Google në një postim në X.

Duke shpjeguar etiketat e ndryshme për Gjirin në SHBA, Meksikë dhe pjesën tjetër, Google shtoi: “Kur emrat zyrtarë ndryshojnë midis vendeve, përdoruesit e Maps shohin emrin e tyre zyrtar lokal. Të gjithë në pjesën tjetër të botës i shohin të dy emrat. Kjo vlen edhe këtu”.

Raportohet se presidenti i SHBA-së urdhëroi ndryshimin e emrit si pjesë e një morie veprimesh ekzekutive disa orë pas marrjes së detyrës, duke përmbushur një premtim të fushatës.

“Siç udhëzohet nga presidenti, Gjiri i Meksikës tani do të njihet zyrtarisht si Gjiri i Amerikës dhe maja më e lartë e Amerikës së Veriut do të mbajë përsëri emrin Mount McKinley”, tha departamenti i brendshëm në një deklaratë javën e kaluar.

Google njoftoi se do të përditësonte shërbimin e saj Maps pasi emrat të përditësoheshin në sistemin e informacionit të emrave gjeografikë të qeverisë së SHBA-së.

Duke reaguar ndaj premtimit të Trumpit, presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, me shaka sugjeroi këtë muaj që Amerika e Veriut, përfshirë SHBA-në, gjithashtu duhet të riemërohej.

Ajo sugjeroi “America Mexicana”, sepse një dokument themelues i vitit 1814 që i parapriu kushtetutës së Meksikës përdori atë emër.

Ndryshe, Google ka zbatuar të njëjtat konventa të etiketimit të bazuara në vendndodhje për të tjera vende që i nënshtrohen mosmarrëveshjeve për emrat.