Google largon një nga veçoritë më të mira të saj

Google ka larguar instantin, një nga veçoritë më të shpejta të motorit të kërkimit.

Kur u lansua më 2010, ajo u cilësua “e ardhmja e kërkimit” dhe kompania e përshkroi atë si “kërko para se të shkruash”.

Google kishte thënë se përfitimi më i madh që do ta kishin përdoruesit nga kjo veçori do të ishte “kursimi i kohës”.

Instant shfaqte rezultatet e termave të parashikuar të kërkimit para se ta shtypnit butonin Enter ose të përfundonit fjalën e shkruar.

Sugjerimet do të vazhdojnë të shfaqen nën hapësirën e kërkimit përderisa shkruani, por tani duhet ta zgjedhni njërën nga ato ose ta kompletoni tërë kërkimin për të parë rezultate./Mesazhi/