Ballina Arritje Teknologji Google lançon versionin e Drive për laptopët me procesorë ARM

Google lançon versionin e Drive për laptopët me procesorë ARM

Disa brende të mëdha lançuar laptopët e tyre me çipet ARM të cilët premtojnë një revolucion për kompjuterët personal në aspektin e efikasitetit dhe performancës.

Google lançon një version të përshtatur të Google Drive për kompjuterët me procesorë ARM si Snapdragon X Elite dhe X Plus.

Kompania njoftoi funksionalitetin përmes një postimi në blog duke thënë se aplikacioni Drive për Windows është gjerësisht i disponueshëm për kompjuterët me çipe Snapdragon X.

Disa brende të mëdha lançuar laptopët e tyre me çipet ARM të cilët premtojnë një revolucion për kompjuterët personal në aspektin e efikasitetit dhe performancës.

Në të njëjtën kohë ndjekin hapat e Apple e cila e nisi këtë me çipin M1 në 2020. Aplikacioni i ri Drive funksionon vetëm me Windows 11 dhe WebView2. Përdoruesit ekzistues të versioneve eksperimental do të përditësohen në versioni e plotë.

Aplikacioni i ri është i disponueshëm për konsumatorët Google Workspace, Workspace Individual dhe llogaritë personale të Google.

Exit mobile version