Google lançon replikat inteligjente fuqizuar nga Gemini në Gmail

Këto përgjigje gjeneruar nga machine learning ishin të kufizuara. Por replikat e reja inteligjente fuqizuar nga Gemini bazohen në tërë kontekstin e e-mail-it për të gjeneruar një përgjigje.

Kur Google lançoi panelet anësore të Gemini për Gmail dhe aplikacionet e tjera Workspace, zbuloi se chatboti i saj AI do të mund të ofronte replika inteligjente kontekstuale në shërbimin e saj të e-maili-it në të ardhmen.

Tani kompania zyrtarisht ka lançuar këtë veçori. Replikat inteligjente kanë ekzistuar në Gmail që prej 2017-ës duke ju dhënë përdoruesve një mënyrë të shpejtë për tu përgjigjur edhe nëse janë në nxitim.

Këto përgjigje gjeneruar nga machine learning ishin të kufizuara. Por replikat e reja inteligjente fuqizuar nga Gemini bazohen në tërë kontekstin e e-mail-it për të gjeneruar një përgjigje.

Edhe pse duhet ti përshtasni, janë më të detajuara dhe personalizuara dhe replikat e vjetra inteligjente. Në momentin që veçoria do të jetë e disponueshme për ju, do të vëreni disa përgjigje në fund të ekranit kur replikoni përmes Gmail.

Veçoria është e disponueshme vetëm nëse keni Gemini Buiness, Enterprise, Education ose Education Premium apo planin Google One AI Premium.