Google lançon mjetin AI që shkruan e-mail-et për ju në Gmail

Krahas gjenerimit të drafteve, “Help me write” gjithashtu ofron sugjerime për karakterin e mesazhit nëse dëshironi të jetë formal, i shkurtër apo elaborativ.

Google po zgjeron funksionalitetin “Help me write” në Gmail në ueb duke lejuar përdoruesit të shkruajnë e-mail-e duke përdorur Gemini AI.

Njëlloj si në aplikacionin mobil, përdoruesit do të shohin një sugjerim për të përdorur funksionalitetin kur hapin dritaren për shkrimin e një e-mail-i të ri.

Funksionaliteti “Help me write” ofrohet vetëm për përdoruesit të cilët janë të abonuar në Google One AI Premium ose kanë shtesën Gemini në Workspace.

Krahas gjenerimit të drafteve, “Help me write” gjithashtu ofron sugjerime për karakterin e mesazhit nëse dëshironi të jetë formal, i shkurtër apo elaborativ.

Google ka shtuar edhe shkurtesën “polish” në mjetin “Help me write” i cili shfaqet për draft me mbi 12 fjalë. Ky funksionalitet rafinon e-mail-et.

Mjeti i ri “Help me write” do të vijë gradualisht në ueb tha Google së bashku me opsionin “polish.”