Google lançon Gemini në aplikacionet Workspace si dhe në Gmail për Android dhe iOS

Kompania lançoi panelet anësore të Gemini për Docs, Sheets, Slides, Drive dhe Gmail dhe gjithashtu lançoi Gemini në Android dhe iOS për aplikacionin Gmail.

Google ka vendosur ta bëjë Gemini më të aksesueshëm në aplikacionet e suitës Workspace nëse jeni një përdorues me pagesë.

Kompania lançoi panelet anësore të Gemini për Docs, Sheets, Slides, Drive dhe Gmail dhe gjithashtu lançoi Gemini në Android dhe iOS për aplikacionin Gmail.

Në aplikacionin Docs paneli anësor ndihmon përdorues me rafinimin dhe rifrazimin e asaj çfarë janë duke shkruar, të bëjë përmbledhje informacioni, të sugjerojë përmirësime dhe krijojë përmbajtje bazuar në të dhëna shtesë.

Në Sheets ndihmon përdoruesit me krijimin e tabelave, gjenerimin e formulave dhe funksionet Sheets për kryen e proceseve të caktuara.

Në Slides paneli ndihmon përdoruesit të gjenerojnë imazhe apo të bëjnë përmbledhje të prezantimeve ndërsa në Drive mund të krijojë përmbledhje të disa dokumenteve pa pasur nevojë të hapet asnjë prej tyre.

Në Gmail Gemini bën përmbledhje të një komunikimi të gjatë në e-mail, sugjeron përgjigje, krijon e-mail-e të reja dhe ndihmon përdoruesit të gjejnë informacion direkt nga posta elektronike ose të dhënat e Google Drive.

Ndersa Gemini në Gmail për Android dhe iOS mund të përmbledhë një komunikim në e-mail gjithashtu. Në aplikacionet mobile nuk ka një panel anësor por përdoruesit do të gjejnë një buton në krye të e-mail dhe me klikimin e tij gjenerohet një përmbledhje.