Google lançon aplikacionin Essentials për kompjuterët Windows

Aktualisht Google Essentials e bën të lehtë instalimin dhe përdorimin e Google Messages, Google Photos dhe Google Play Games.

Google filloi lançimin e një aplikacioni quajtur Google Essentials për kompjuterët Windows dhe sjell aplikacionet e Google në PC.

Aktualisht Google Essentials e bën të lehtë instalimin dhe përdorimin e Google Messages, Google Photos dhe Google Play Games. Gjithashtu përmban shkurtesa për aplikacionet e produktivitetit të Google: Google Docs, Google Drive dhe Google Calendar.

Ndërsa me Google Play Games do të keni qasje në mijëra lojëra PC dhe mobile si Clash of Clans, ju mund të sinkronizoni progresin në lojëra.

Konkretisht nëse dëshironi të kaloni nga kompjuteri në telefon për një lojë, do të mund ta bëni për lojërat e mbështetura.

Me Google Messages mund të lexoni dhe dërgoni mesazhe me tekst nga kompjuteri. Ndërkaq me Google Photos mund të menaxhoni fotot dhe videot në ekranin e madh të kompjuterit.

Në fillim të lançimit Google Essentials do të jetë i disponueshëm vetëm në brendet konsumatorë dhe gaming të HP përfshirë Spectre, Envy, Pavilion, OMEN, Victus dhe brendin HP.