Google ka penguar konkurrencën dhe zhvillimin e rivalë Android në Indi thanë autoritetet e vendit të dytë më të madh në botë për nga popullsia.
Në 2019-ën Komisioni për Konkurrencën në Indi hapi një hetim nëse Google kishte abuzuar me dominimin e Android në treg. Në hetim thuhet se Google ka përdorur muskujt e saj financiar për të kufizuar aftësinë e rivalëve për të zhvilluar dhe shitur pajisje me sistemin operativ Android.
Për më tepër komisioni thoshte se Google ju ka kërkuar prodhuesve të para-instalojnë aplikacionet e kompanisë në këmbim të sistemit operativ Android.
Vetëm pak ditë më parë autoritetet Koreano-Jugore dolën në përfundime të ngjashme se Google ka abuzuar me pozitat dominuese në treg.
Gjiganti i teknologjisë u gjobit me 177 milionë dollarë. /PCWorld Albanian