Google investon edhe 1 miliardë dollarë të tjera në Anthropic

Asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar lajmin, por Google përdor modelet Claude AI të Anthropic në Vertex AI, një platformë e zhvillimit AI.

Google ka vendosur të investojë edhe një miliardë dollarë të tjera në Anthropic sipas Financial Times duke e dërguar në total investimin në më shumë se 3 miliardë dollarë.

Asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar lajmin, por Google përdor modelet Claude AI të Anthropic në Vertex AI, një platformë e zhvillimit AI.

Amazon gjithashtu ka investuar 4 miliardë dollarë në Anthropic për të integruar modelet e saj Claude AI në gjeneratën e ardhshme të Alexa. Burime të tjera thonë se Anthropic është gjithashtu në bisedime me Lightspeed Venture Partners për të ngritur edhe 2 miliardë dollarë të tjera.

Ky investim do ta vlerësonte Anthropic me 60 miliardë dollarë. Megjithatë investitorët nuk presin që Anthropic të jetë fitimprurës për shkak të kostove ekstreme të zhvillimit të AI.