Ballina Arritje Teknologji Google duhet të shesë Chrome për të rikthyer konkurrencën online thonë autoritetet...

Google duhet të shesë Chrome për të rikthyer konkurrencën online thonë autoritetet Amerikane

Përmes një deklarate ditën e Enjte Google i quajti propozimet e departamentit si të pabesueshme.

Google duhet të shesë shfletuesin Chrome, të ndajë të dhëna dhe rezultatet e kërkimit me rivalët si dhe të marrë masa të tjera – mundësisht të shesë Android – për ti dhënë fund monopolit në kërkimin online thanë prokurorët ditën e Marte përballë një gjykate në SHBA.

Masat e prezantuara nga Depatamenti i Drejtësisë janë pjesë e një beteje ligjore në Uashington e cila ka potencialin për të ndryshuar mënyrën sesi njerëzit gjejnë informacion online.

Ato do të mbahen në fuqi për mëse një dekadë dhe të zbatohen me urdhër gjykate në rast se kjo e fundit arrin në përfundimin se Google ka një monopol të paligjshëm në kërkimin dhe reklamimin online ku Google përpunon 90 përqind të kërkimeve.

Përmes një deklarate ditën e Enjte Google i quajti propozimet e departamentit si të pabesueshme.

“Qasja e Departamentit të Drejtësisë është një influencë e zgjeruar e paprecedent e qeverisë që do të dëmtonte konsumatorët, zhvilluesit dhe bizneset e vogla të Amerikës dhe të kërcënojë lidershipin teknologjik dhe ekonomik të SHBA-ve,” tha Alphabet.

Gjykatësi Amit Mehta ka vendosur që çështja të trajtohet në Prill edhe pse presidenti i ri Donald Trump dhe shefi i ardhshëm i Departamentit të Drejtësisë mund të ndryshojnë kursin e çështjes.

Chrome është shfletuesi më popullor në botë dhe një shtyllë e biznesit të Google përmes të cilit grumbullon informacione rreth përdoruesve për tu përdorur për reklamim të shënjestruar.

Exit mobile version