Google Docs lançon 40 shabllonet të reja

Google Docs lançoi 40 shabllone të reja për ti bërë dokumentet më tërheqëse vizualisht. Shabllonet e reja mbulojë një gamë të gjerë nga shkrimi i një postimi në blog tek krijimi i një axhende projekti apo krijimi i një interviste.

Google thotë se shabllonet janë të cilësisë të lartë dhe vizualisht moderne me ndërfaqe dhe stile të ndryshme. Shabllonet përdorin edhe disa prej funksionaliteteve të reja brenda Google Docs siç janë tabet për organizimin e dokumenteve.

Kompania tha se do të bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit brenda 15 ditësh. Shabllonet mund ti aksesoni duke zgjedhur butonin “Templates” në krye të një dokumenti të ri ose duke shkuar në File > New > From template gallery

Shabllonet e reja janë për të gjithë përdoruesit, përfshirë ato me llogari personale dhe përdoruesit e Google Workspace.