Raporti i Android Authority sugjeron se Google ka vendosur ti çojë gjërat një hap përpara. Migrimi i plotë do të thotë se eksperienca e përdoruesve të ChromeOS do të transformohet.
Në Qershor Google njoftoi se do të adoptonte pjesë të Android në ChromeOS. Një raport i ditës së Hënë thotë se Google po punon për të migruar plotësisht ChromeOS në Android.
Në njoftimin e bërë në fillim të vitit, Google tha se ChromeOS do të përdorë kernelin Linux të Android. Një shembull është përdorimi i Bluetooth të Android në ChromeOS.
E thënë ndryshe, bazuar në informacionin zyrtar të Google, ChromeOS do të duket si Android në brendësi. Google tha se do të ofrojë siguri dhe pamje më konsistente mes platformave mobile dhe desktop.
Raporti i Android Authority sugjeron se Google ka vendosur ti çojë gjërat një hap përpara. Migrimi i plotë do të thotë se eksperienca e përdoruesve të ChromeOS do të transformohet.
Sipas AA, Google dëshiron që Chromebook-ët e ardhshëm duhet të vinë me Android OS në të ardhmen. Sesi do ti implementojë këto ndryshime, mbetet për tu parë.