Përdoruesit që janë në listën e aktivizimit të 2FA Google i lajmëron 7 ditë përpara në lidhje me ndryshimin.
Në fillim të vitit gjiganti i kërkimit online Google tha se kishte planifikuar që shumë përdorues ti detyronte të përdorin verifikimin me dy faktor ose siç njihet ndryshe 2FA.
Në Tetor kompania vijoi më tej me planin duke lajmëruar se 150 milionë llogari Google do të kalojnë në 2FA deri në fund të vitit.
Android Police raportoi se ky proces ka filluar dhe disa përdorues po kalohen automatikisht në 2FA. Ky sistem ju kërkon përdoruesve një shtresë ekstra sigurie përveç fjalëkalimeve kryesisht një kod sigurie që dërgohet me SMS.
Përdoruesit që janë në listën e aktivizimit të 2FA Google i lajmëron 7 ditë përpara në lidhje me ndryshimin.
2FA nuk do të jetë e detyrueshme për llogaritë e biznesit Google Workspace, pasi është diçka që administratorët duhet ta vendosin. /PCWorld