Google dhe Volkswagen bashkëpunojnë për integrimin e asistentit AI në makinat e prodhuesit Gjerman

Mjeti i Volkswagen është dizajnuar duke shtuar manualin e përdoruesit të kompanisë si dhe videot në YouTube për mirëmbajtjen në Gemini.

Google dhe Volkswagen do të bashkëpunojnë për të krijuar një asistent të inteligjencës artificiale për drejtuesit e makinave të brendit Gjerman.

Konsumatorët mund ti bëjnë pyetje asistentit të Volkswagen si “Si të ndryshojë një gomë të shfryrë?” ose të drejtojnë kamerën e telefonit të tyre në sistemet elektronike të makinës për të marrë informacione të caktuara.

Asistenti AI mbështetet në modelet AI të Google Gemini për të kuptuar dhe gjeneruar përgjigje në gjuhë njerëzore.

Mjeti i Volkswagen është dizajnuar duke shtuar manualin e përdoruesit të kompanisë si dhe videot në YouTube për mirëmbajtjen në Gemini.

CEO i Google Cloud Thomas Kurin tha se u përballën me disa sfida teknike për të aplikuar multi-modalitetin, ose thënë ndryshe aftësinë e asistentit për të përpunuar të dhëna të ndryshme si tekst, imazhe dhe video.

Asistenti është falas dhe i disponueshëm për 120 mijë pronarët e makinave Volkswagen Atlas dhe Atlas Cross Sport. Do të lançohet në fillim të vitit të ardhshëm për modelet e tjera të makinave prodhuar pas 2020.