Specifikisht Google tha se do të ndihmojë 100 mijë Amerikanë në tre vitet e ardhshme të certifikohen në fushat e sigurisë kibernetike.
Pas një takimi që patën ekzekutivët e kompanive me presidentin Amerikan Joe Biden, Google dhe Microsoft premtuan të investojnë 30 miliardë dollarë në siguri kibernetike në 5 vitet e ardhshme.
Google premtoi 10 miliardë dollarë investim ndërsa Microsoft plot 20 miliard dollarë. Në rrjetin social Twitter, CEO i Microsoft Satya Nadella tha se 150 milionë prej tyre do të përdoren për të zgjeruar rrjetin e trajnimeve të Microsoft dhe ndihmojë agjencitë ligjzbatuese të përmirësojnë sistemet e tyre të sigurisë.
Ndërsa Google do të fokusohet tek sigurimi i softuerëve, ndërtimi i sigurisë open-source dhe ofrimi i më shumë mundësive të trajnimit për Amerikanët.
Specifikisht Google tha se do të ndihmojë 100 mijë Amerikanë në tre vitet e ardhshme të certifikohen në fushat e sigurisë kibernetike. /PCWorld Albanian