uBlock Origin ka lançuar uBlock Origin Lite, i cili përdor Manifest V3, në përgjigje të këtij tranzicioni. Megjithatë duhet ta instaloni shtojcën manualisht sipas Hill.
Google Chrome ka filluar të bllokojë shtojcën uBlock Origin. Zhvilluesi i bllokuesit të njohur të reklamave, Raymond Hill, së fundi publikoi një imazh që tregon Chrome duke çaktivizuar uBlock Origin në mënyrë automatike sepse “nuk mbështetet më.”
Ndryshimi vjen ndërsa Google po migron në Manifest V3, një specifikim i ri shtojcash që mund të impaktojnë efektivitetin e disa bllokuesve të reklamave.
uBlock Origin ka lançuar uBlock Origin Lite, i cili përdor Manifest V3, në përgjigje të këtij tranzicioni. Megjithatë duhet ta instaloni shtojcën manualisht sipas Hill.
Ky i fundit thotë se mund të vini re një diferencë gjatë përdorimit të uBlock Origin Lite krahasuar me uBlock Origin në varësi të uebsajteve që vizitoni. Kjo sepse uBlock Origin Lite ka aftësi të kufizuara filtrimi krahasuar me shtojcën e plotë uBlock Origin ndërsa Manifest V3 aplikon kufizimeve në API-në Declarative Net Request përdorur nga shtojcat e këtij lloji.
Në tërësi uBOL do të jetë më pak efektiv në uebsajtet që përdorin teknika kundër bllokimit. Duke qenë se Google ka vendosur 2025 objektiv për lançimin e plotë të Manifest V3, kompania do të fillojë mbylljen e shtojcave të vjetra Manifest V2 këtë vit.