Të njëjtat çmime nuk aplikohen në rastin e hostimit në Azure. Gjithashtu përdoruesit e sistemeve cloud rivale marrin përditësimet e sigurisë me vonesë dhe të formë të kufizuar.
Google paditi Microsoft pranë Komisioni Europian duke thënë se përdor praktika anti-konkurruese për të mbajtur konsumatorët në platformën e saj cloud Azure.
Microsoft dhe Amazon Web Services janë dy konkurrentët më të mëdhenj cloud të Google. Gjiganti i motorit të kërkimit thotë se Microsoft përdor sistemin operativ Windows Server për të penguar konkurrencën.
Zëvendës presidenti i Google Cloud Amit Zavery tha se Microsoft i detyron konsumatorët të paguajnë 400 përqind më shumë për të përdorur Windows Server në platformat cloud rivale.
Të njëjtat çmime nuk aplikohen në rastin e hostimit në Azure. Gjithashtu përdoruesit e sistemeve cloud rivale marrin përditësimet e sigurisë me vonesë dhe të formë të kufizuar.
Google theksoi një studim nga organizata Europiane CISPE e cila gjeti se bizneset Europiane dhe sektori publik paguan deri në 1 miliardë euro në vit për penalitetet e licencimit të Microsoft.
Në Korrik Microsoft arriti një marrëveshje 20 milionë dollarëshe me CISPE për një ankesë për praktikat e saj të licencimit e shërbimet cloud duke shmangur një hetim nga BE-ja. Por kjo marrëveshje nuk përfshinte Amazon Web Services, Google Cloud Platform dhe AliCloud.
Google tha se Microsoft ka bërë të njëjtën gjë me Teams për klientët e Azure. Sipas kompanisë Windows Server dhe disa produkte të Microsoft kanë një pjesë tregu prej 70 përqind në bizneset Europiane.