Google AI është përmirësuar: Tani kujton të dhënat tuaja personale

Google Gemini AI tani mund të kujtojë informacionin personal të përdoruesve.

Chatboti Gemini i Google, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, ka një veçori të re që e lejon atë të kujtojë informacione rreth jetës personale të përdoruesve, tha kompania në një deklaratë.

Nëse, për shembull, i kërkoni chatbot-it Gemini të kujtojë ushqimin që ju pëlqen dhe herën tjetër që t’i kërkoni rekomandime për restorantet, ai do ta përshtatë zgjedhjen e restorantit sipas preferencave tuaja, raporton Tech Crunch.

Funksioni i ri është i disponueshëm vetëm për abonentët e Gemini për një tarifë mujore prej 20 dollarësh dhe aktualisht është i padisponueshëm në aplikacionet celulare Android dhe iOS.

Kompania vëren se kjo veçori, e cila aktualisht mbështet vetëm pyetjet në gjuhën angleze, mund të çaktivizohet në çdo kohë, por të dhënat e përdoruesit ruhen derisa të fshihen manualisht.

Hakerat e aftë në disa raste mund të shfrytëzojnë veçoritë e memories së chatbots Gemini dhe Chat GPT duke futur “kujtime të rreme” dhe duke vjedhur të dhënat e përdoruesve, paralajmërojnë studiuesit.