Google adoption dizajnin “Material You” me ChromeOS 117

Pajisjet e përditësuara ChromeOS gjithashtu do të kenë një panel të ri njoftimesh në skajin e djathtë poshtë të ekranit duke ju dhënë akses në mesazhet, emailet dhe njoftimet e fundit.

Google po dërgon një përditësim të ri në ChromeOS që sjell disa ndryshime, përfshirë pamjen e re, kontrolle baterie dhe personalizim.

ChromeOS, tashmë në versionin stabil 117, adopton filozofinë e dizajnit Material You me një pamje të re radikale prezantuar për herë të parë në Android 12 në 2021.

Ndryshimi është më i prekshëm në pamjen Quick Settings ku shfaqen butonët e rinj për Wi-Fi, Bluetooth dhe konfigurime të tjera në formën drejtëkëndore krahasuar me ikona e vjetra të rrumbullakëta.

Pajisjet e përditësuara ChromeOS gjithashtu do të kenë një panel të ri njoftimesh në skajin e djathtë poshtë të ekranit duke ju dhënë akses në mesazhet, emailet dhe njoftimet e fundit.

 

Kalendari është përditësuar me opsionin për të kaluar direkt tek video thirrjet ndërsa indikatorë të rinj privatësie tregojnë kur kamera apo mikrofoni janë në përdorim.

Me softuerin e ri përdoruesit mund të gjejnë specifikat e Chromebook si procesori dhe RAM. Për të ndihmuar me jetëgjatësinë e baterisë, ChromeOS tashmë ka karikimin e adaptueshëm që mban pajisjen në 80 përqind dhe me machine learning mëson se kur përdoruesi do ta heqë nga karikimi për ta dërguar në 100 përqind.

Opsioni gjendet në Settings > Device > Power > Adaptive charging. Së fundi personalizimi vjen me ngjyrat të cilat aplikohen në çdo elementë të ndërfaqes. /PCWorld Albanian