Goli i De Jong kalon Barcelonën në fazën tjetër të Copa del Rey

Barcelona me shumë vështirësi ka arritur që të kaloi në fazën tjetër të Copa del Rey, pas fitores 2-1 ndaj Rayo Vallecano.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Fran Garcia 63’, mirëpo më pas Barcelona realizoi dy gola të tjerë për të mbyllur ndeshjen.

Pas një aksioni mirë të organizuar, Lionel Messi 70’ shënoi golin e barazimit pas një asistimi nga Antoine Griezmann.

Lojtari më në formë i Barcelonës, Frenkie de Jong, po vazhdon lojën e tij të mrekullueshme duke shënuar edhe golin e epërsisë për klubin katalan.

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinale të Copa del Rey.