Golashënuesit e “El Clasico”, Messi bindshëm i pari

Real Madrid dhe Barcelona luajnë sot përballjen e 3-të të këtij viti ndërmjet njëra-tjetrës dhe të 270-tën në historinë e dy skuadrave.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e takimit (13:00) , mediat spanjolle kanë përpiluar një listë me 10 golashënuesit më të mirë të “El Clasico-s”.

Në këtë listë nuk kishte si të mungonin emrat që kanë bërë historinë e futbollit botëror, si Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas apo dhe Hugo Sanchez e Juanito.

Por ai i cili e ka gjetur më shumë portën e kundërshtarit është akoma në qarkullim dhe sot pritet të jetë edhe lojtari që do i tremben më tepër Ronaldo me shokë.

Lionel Messi është kryegolashënuesi më i mirë i “El Clasico” me 24 gola të shënuar, ndjekur nga Di Stefano me 18-të dhe Cristiano Ronaldo me 17-të./Ora News.tv/