Stereotipet apo edhe stigmatizimet mbi Sheriatin (ligjin islamik) vërshojnë nga të gjitha anët. Nuk ka temë që trajtohet në diskursin publik tek ne, e të flitet me aq papërgjegjësi e jokompetencë se sa tematika që trajtojnë dukuri islame, sidomos kur flitet për sheriatin dhe Xhihadin islamik.
Ja disa përfundime të pavërteta që propagandohen lidhur me ligjin islamik.
• Sheriati njeh vetëm gjuhën e dhunës, barbarisë. Një sistem i cili të drejtën e ndërton mbi ndëshkime të ashpra barbarizma etj.
• Sheriati çështjen e gruas dhe pozitën e saj në shoqëri e ka terrorizuar dhe diskriminuar deri në ekstrem.
• Sheriati është e kundërta e modernitetit.
• Sheriati në fund ka një qëllim. Të ndërtoj myslimanë radikalë dhe të shëndrrohet në ngrehinë të terrorizmit, vrasjes, dhunës, radikalizmit etj.
• Sheriati është ideologji që imponohet me dhunë dhe eksporton kaos etj.
Në të vërtetë cili është qëllimi i sheriatit sipas konceptit islam. Si e shpjegon gjuha kur’anore dhe sunnetike definicionin mbi islamin dhe synimin që ka sheriati për ta arritur në shoqëri?
Një shpjegim i thjesht.
Definicioni më i përgjithësuar për islamin:”Islami është sistem hyjnor që i drejtohet mendjes racionale, pa dhunë, presion e detyrim me qëllim që njeriu të bëhet më i mirë”.
Definicioni standard për sheriatin:”Sheriati Islam ka si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e pesë gjërave: fenë, jetën, nderin, pasurinë dhe mendjen”.
Po të lexojmë Kur’anin, do të shohim se në çdo ajet do të përmendet diçka që ruan njërën nga pikat e lartpërmendura. Ndalimi i pirjes së alkoolit është bërë për ta ruajtur mendjen. Imoraliteti është ndaluar për ta ruajtur nderin. Vrasja është e ndaluar për ta ruajtur jetën. Kamata është e ndaluar për ta ruajtur pasurinë dhe ftesa në rrugë të Zotit është për ta ruajtur fenë”.
Ideologjitë që përhapen duke e shfrytëzuar superioritetin si bazë të nënshtrimit nuk sigurojnë besueshmëri për qëndrueshmëri. Ato që kualitetin e ofrojnë si bazament për ruajtjen e jetës pavarësisht ngritjes apo rënies mbeten alternativë e mundshme.
Rrëfimi i islamit për veten përzgjedh veten te grupi i dytë. Synimi për të garantuar një jetë me kualitet, dinjitet dhe harmonizim brenda komunitetit shoqërorë.
(Fragmente nga ligjërimi javor i ditës së xhuma)
Hoxhë Nexhmedin Ademi