“New York Times” raportoi një ditë më parë dhe një portal i Sarajevës e përcolli lajmin se kryeministri i Shqipërisë, katoliku, Edi Rama, po krijon një “Vatikan për bektashinjtë” në Tiranë, d.m.th. një mikroshtet i rendit “bektashian”, i cili, sipas Ramës, do të “promovojë një vizion tolerant të Islamit për të cilin Shqipëria është krenare”. Lajmi për këtë sipërmarrje shoqërohet me një foto të teqesë madhështore “bektashiane”, e ngrihet në mes të Tiranës, e ndërtuar në stilin selxhuk, në formën e një qylafi me rrudha. Dhe me gjithë këtë bagazh – pikërisht në këtë kohë, kur i gjithë ummeti mysliman po jeton “si mbi gjilpëra” për shkak të gjenocidit kundër palestinezëve – vijojnë deklaratat e “Shenjtërisë së Tij Haxhi Dede Babait” ose Dervish Baba Mondit, i cili thekson se vendimi i Qeverisë është sjellë “me dashuri dhe mirësi”, “mbi parimet e paqes, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë”. “Ne jemi të vetmit në botë që e flasim të vërtetën për Islamin”, klith “Shenjtëria e Tij”, duke shtuar: “dhe mos e ngatërroni këtë me politikën”.
“Të vërteta rreth Islamit” të ngjashme, ose pothuajse të njëjta, nga fundi i shekullit të 19-të dhe gjysma e parë e shekullit të 20-të u plasuan nga ahmedijet në Indokinë – në kohën kur ky nënkontinent sundohej nga Perandoria Angleze. Çfarë kanë të përbashkët? Thirrjen për paqe dhe tolerancë, dhe kësisoj: një akuzë e nënkuptuar ndaj Islamit për jotolerancë, madje edhe për terror dhe synime të rrezikshme, veçanërisht ndaj botës perëndimore dhe të krishterëve, me çka kombet myslimane i dorëzohen çdo pushtuesi dhe forcat kërcënuese të Fesë së tyre frenohen që në fillim me çdo përpjekjeje për t’i çliruar ata nga një zgjedhë e huaj ideologjike dhe ushtarako-politike. Në akide (lexo: doktrinën fetare), të dyja këto lëvizje, në fakt, e pezullojnë besimin e ehhli sunne vel-xhema’a, dhe veçanërisht atë shart të imanit në të cilën theksohet se Pejgamberi Muhamed s.a.v.s. është “vula e pejgamberisë dhe profetësisë”. Gulam Ahmedi në Indokinë dhe Baba Mondi sot në Tiranë janë në fakt “felajmëtarë” të rinj që po “korrigjojnë” Islamin Muhammedan duke sjellë “të vërtetën” e tyre për fenë islame. Në rendin “bektashian”, është kjo akideja që sjell Trininë e Shenjtë të re: Xhibrili-Muhammedi-Aliu, duke hedhur poshtë atë qasje ndaj Sunnetit sipas të cilit të gjithë as’habët, veçanërisht katër Hulefai Rashidinët e parë (“Halifët e udhëzuar drejt”) , janë pjesë përbërëse e Sunnetit, kurse Sunneti është “mubejjin” (shpjegues) i Kur’anit. Këto besime e përbëjnë ehli Sunne vel xhema’atin, d.m.th.: ehli sunne vel xhema’a është vetë Islami, siç pohon sot një nga ekspertët kryesorë të maturidizmit në botë, profesori Demenhuri.
Me pezullimin e këtij sharti të imanit/besimit, shejhët “bektashianë” fshehin të vërtetën për “Të Dërguarin për të gjitha kohërat” (K. Armstrong), Pejgamberin Muhammed s.a.v.s., i cili, duke e interpretuar dhe duke e jetuar Kur’anin në mënyrën më të saktë ishte gjithashtu më i suksesshmi nga të gjithë 124.000 pejgamberët dhe profetët – sepse ai themeloi qytetërimin global islam, i cili ishte shtetari dhe udhëheqësi më i suksesshëm ushtarak, luftëtari më i madh për liri, më i madhi nga të gjithë njerëzit e mëdhenj në histori, “sepse ai me më pak mjete arriti më së shumti” (Lamartine). Kurse “bektashinjtë” shqiptarë janë aq tolerantë, saqë i lejuan muridët e tyre të pinë verë, të mos agjërojnë Ramazanin dhe të mos falin pesë namazet e detyrueshme ditore. Ja, prandaj ata janë të pranuar në botën perëndimore, por të refuzuar në botën islame! (Ata u dëbuan në Shqipëri nga Shteti Osman për shkak të riddetit – braktisjes së akides islame, apo femohimit.) Ata vërtet duan të arrijnë paqen, por si? Duke i mësuar myslimanë të përkulen para çdo tiranie dhe për ta eliminuar konceptin kur’anor-Muhammedan të xhihadit si qëndresë ndaj çdo dhune dhe ndihmë për çdo qenie njerëzore të pafajshme, jeta, besimi, pasuria, familja dhe nderi i të cilit janë të sulmuar.
Ne e vendosim qëllimisht fjalën “bektashi” në thonjëza – sepse rendi “bektashian” në Shqipëri, vendi ku e ka mashtruar të paktën gjysmën e ummetit mysliman shqiptar, është një shtrembërim i qëllimshëm i mësimeve të Haxhi Bektash Veliut, një klerik dhe dervish turk nga shekulli i 13-të. Bektashinjtë, me konceptin e tyre të yeni çara, e themeluan Shtetin/Devletin Osmanli – atë krijim më të bukur politik pas Hulefai Rashidinëve, që zgjati rreth 700 vjet dhe që i solli njerëzimit Pax Ottomana – paqen më të qëndrueshme dhe të zgjatur në historinë e tij.
Dhe pse po shkruajmë fare për këtë? Sepse ne, myslimanët boshnjakë, ende nuk e dimë se çfarë do të thotë sot në planin politik përkatësia Islamit dhe çfarë lloj sulmesh po ndodhin ndaj tij, nga jashtë dhe nga brenda, dhe si mundet në çdo moment ajo vorbull e quajtur islamofobi të na përfshijë edhe ne, e ne nuk kemi një strategji mbrojtjeje kundër tij. Ne nuk e dimë se Hasan Kjafi Pruščak (1544-1615) me mësimin e ehli sunne vel xhema’a i shpëtoi myslimanët boshnjakë nga “bektashinjtë” dhe çdo përçarje tjetër, por sot askush nuk na garanton se sot vetëm me këtë dijetarin tonë do t’ia arrijmë ta shpëtojmë unitetin tonë fetar. Ne e patëm atë unitet për katërqind vjet, dhe ai zgjati deri në ardhjen e komunizmit dhe Bosnjës së pas-Dejtonit – kur dy “rende” dukshëm anti-dervishësh punuan dhe po punojnë kundër mësimeve të ehli sunne vel xhema’a brenda popullit mysliman boshnjak. E kemi fjalën për modernistët “islamikë” dhe të ashtuquajturit vehabistët (një version i shtrembëruar i medhhebit Hanbeli). “Shejhët” e të dy “rendeve” kundërshtojnë shartin e lartpërmendur të imanit duke e pezulluar Sunnetin pothuajse plotësisht nga mendimi dhe jeta jonë, duke parë tek Muhammedi s.a.v.s. vetëm një reformator shoqëror dhe duke e ngritur mësimin e tyre mbi Sunnetin dhe Shpalljen (modernistët ose neomutezilitët “islamikë”) ose duke e futur Kur’anin në skutë duke ndaluar çdo interpretim të tij (vehabitët). Të parët e hyjnizojnë botën e Perëndimit, të dytët – në mendim – nuk e dinë nëse kanë shkuar apo kanë ardhur por edhe të parët edhe të dytët, me apo pa vetëdije, janë shërbëtorë të anës islamofobe të Perëndimit, madje edhe të lëvizjes globale sioniste dhe dominimit të tyre ideologjik dhe ushtarako-politik mbi popujt myslimanë. Njësoj si Edi Rama dhe minishteti i tij “bektashian” te populli shqiptar aq i madh por aq ligësisht i shtypur.
Nga: Dr. Džemaludin Latić