Goditi për vdekje 7-vjeçaren në Skenderaj, dorëzohet në polici vozitësi

Mbrëmjen e së dielës një 7-vjeçare nga fshati Kllodernicë e Skenderajt është goditur për vdekje nga një veturë.

Policia njofton se pas një kohe, i dyshuari është vetëparaqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Trupi i pa jetë i viktimës u është dërguar familjarëve.

“Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar derisa ka drejtuar veturën, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare e mitur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Pas një kohe i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së.