Inspektorati Policor i Kosovës, në një konferencë për media, ka bërë me dije se ka ndaluar 59 zyrtarë policorë e të cilët, me urdhër të prokurorisë janë dërguar në qendra e ndalimit.
“Krejt kjo është bërë pas një hetimi 4 mujor. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti”, ka thënë Hilmi Mehmeti nga IPK, raporton KTV.
Në mesin e të arrestuarve janë 35 shqiptarë, 23 serbë dhe 1 boshnjak.
Ai tha se për të gjithë të ndaluarit është kërkuar suspendimi i tyre nga pozitat zyrtare.
Ata janë hetuar përmes masave të fshehta audio dhe video incizime.
Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla tha se Komuna e Mitrovicës është më e goditura nga ky aksion.
“Hetimet kanë nisur pas marrjes së shumë informatave nga qytetarëve të cilën kanë raportuar për marrje ryshfeti. Shumica e zyrtarëve janë të trafikut dhe policë të kontrollit të Autostradës”, ka thënë më tej Syla.
Të ndaluarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.