Goditet për vdekje këmbësorja në Ferizaj

Një grua 64 vjeçare ka vdekur, shkak i goditjes me veturë në mëngjesin e sotëm në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Nga Policia e Kosovës, për rajonin e Ferizajt, kanë treguar se deri te aksidentit ka ardhur pasi që ngasësi 20 vjeçar nuk ishte i kujdesshëm gjatë vozitjes.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç),nga pakujdesia,me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me ç’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore. E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rreth orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë”, kanë njoftuar nga policia.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.