Gjyveç me perime

Përbërësit

  • 1 qepë e kuqe
  • 2 patëllxhana
  • 2 patate
  • 2 kungullesha
  • 4 domate
  • 5 copa hudhër
  • 1 lugë salcë domatesh
  • 1 gotë çaji vaj vegjetal
  • 1 lugë biber i zi
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2,5 gota çaji ujë

Hapat

Patëllxhanat qërroni dhe vendosni në një pjatë, me ujë me kripë për qëndrim rreth 15 minuta, pas pritjës së nevojshme derdhni ujin.

Patateve, qepës, domateve ia largoni lëvorën dhe preni në copa të vogla dhe i vendosni të gjitha të një pjatë.

Hudhrën po ashtu e qërroni dhe preni në copa të vogla, përmbi perimeve ia derdhni vajin vegjetal, hudhrën, salcën, kripën, biberin e zi dhe e përzieni mirë.

Të gjitha perimet i vendosni në tavë, përmbi ia derdhni 1 gotë çaji ujin.

Tavën e vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius rreth 35-40 minuta.

Ju bëftë mirë!