Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku priti në takim përfaqësues të Gjysmë Hënës së kuqe TurkKizilay pranë zyrës së Izmirit.
Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë investime të mundshme në sektorin e turizmit.
Pas realizimit të takimit në Komunën e Studeniçanit mysafirët vizituan edhe shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” f. Studeniçan, ku edhe u bë shpërndarja e disa pakove për nxënës me nevojë.