Gjysma e të rriturve nën 30 vjeç janë tashmë të vaksinuar kundër Covid-19 në Angli

Më shumë se 4.2 milionë njerëz të moshës mes 18 dhe 29 vjeç në Angli janë tashmë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Lajmin e bën të ditur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i vendit ndërsa thuhet se rezultatet janë arritur tre javë që nga nisja e programit të vaksinimit për personat mbi 20 vjeç.

Deri në fillim të javës tjetër, autoritetet e shëndetit në vend presin që të kenë vaksinuar gjysmën e të gjithë të rriturve në këtë grup-moshë.

Në Angli, sipas raportimeve, janë hapur me qindra qendra vaksinimi përfshirë ato në stadiume dhe qendra tregtare në përpjekje për të përshpejtuar procesin ndërsa numri i rasteve me Covid-19 vijon të rritet. /abcnews