Është ndërprerë përkohësisht ndeshja kualifikuese për botërorin Rusia 2018 në mes të Kroacisë dhe Kosovës.
Kroacia dhe Kosova janë duke luajtur mes vete në duelin që po zhvillohet në stadiumin e Zagrebit në Maksimir.
Megjithatë, kushtet për tu zhvilluar ndeshja janë shumë të rënduara shkaku i shiut që ka rënë gjatë gjithë ditës në kryeqytetin e Kroacisë.
Fillimi i ndeshjes ishte në dyshim, por në fund gjyqtarët vendosën ta fillojnë deri në një vendim finale.
Por, kushtet e rënduara bën që gjyqtari t’i thërras dy kapitenët për të kërkuar mendimin e tyre, ku Samir Ujkani ishte pro vazhdimit në këto kushte, ndërsa Luka Modric ishte për tu ndërprerë.
Gjyqtari vendosi t’i dërgoj dy skuadrat në zhveshtore dhe vendimi përfundimtar për ndërprerjen apo vazhdimin e ndeshjes do merret pas 10 minutave. /Telegrafi/