Ballina Sport Futboll Gjyqtarë nga Kosova për duelin e Ligës së Konferencës

Gjyqtarë nga Kosova për duelin e Ligës së Konferencës

UEFA ka deleguar gjyqtarë nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Molde – Mlada Boleslav, e cila luhet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën ka njoftuar se gjyqtar kryesor i këtij takimi do të zhvillohet në “Molde Stadion” në Norvegji, di të jetë Visar Kastrati.

Kastrati do të ndihmohet nga ndihmësit Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Mehmeti.

I deleguar është edhe Dardan Çaka, i cili do të jetë në AVAR.

Ndeshja Molde – Mlada Boleslav, do të luhet të enjten prej orës 21:00 sikurse edhe përballjet tjera të xhiros së gjashtë të Ligës së Konferencës.

Exit mobile version